TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Qershor 2023, 13:24

Ekspertja mbretërore: Harry dhe Meghan drejt ndarjes, divorci vetëm çështje ditësh

Shkruar nga Pamfleti

Ekspertja mbretërore: Harry dhe Meghan drejt ndarjes, divorci vetëm

Ekspertja mbretërore, Jennie Bond, është shprehur se divorci mes Princit Harry dhe Meghan Markle është thjesht çështje ditësh.

Bond ka treguar se pavarësisht ngjarjeve të fundit, Harry është i mirëpritur të kthehet në familjen mbretërore, pa gruan e tij.

“Burime të besueshme brenda Pallatit Buckingham kanë konfirmuar se Harry, pa Meghan, do të falet menjëherë nga mbreti dhe familja e tij. Mendoj se ka ende vullnet të mirë ndaj Harry-t, ose më mirë, ndaj Princit të vjetër Harry, atij që të gjithë e mbajnë mend. Ai mund të rifitojë terrenin që ka humbur me kalimin e kohës dhe të mirëpritet përsëri nga familja”- tha ekspertja.

Të njëjtën gjë tha edhe më herët ish-shërbyesi i Princeshë Dajanës, Paul Burrel. Madje, në mediat e huaja po flitet se Harry ka nisur përgatitjet për divorcin, pasi ka blerë tashmë një shtëpi të re jashtë Londrës dhe është gati për rikthimin “surprizë” në Mbretërinë e Bashkuar.

harry dhe meghan divorc

Lini një Përgjigje