TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Qershor 2023, 11:10

Ftesat e dasmës së Arbanës dhe Eduartit kanë një kërkesë: Ndalohen fotot dhe videot nga ceremonia

Shkruar nga Pamfleti

Ftesat e dasmës së Arbanës dhe Eduartit kanë një

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të shkojnë këtë fundjavë drejt altarit për të kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre shumëvjeçare.

Ndërkohë që më herët janë publikuar vendi dhe data (në Toskanë më 17 qershor), së fundmi është zbuluar edhe një detaj nga organizimi i ceremonisë e cila duket se do të jetë më private nga sa ishte menduar.

Në ftesën që çifti ka shpërndarë për dasmorët, thuhet se fotot dhe videot në rrjetet sociale janë të ndaluara.

“Ju lutemi, respektoni ditën tonë të bukur duke mos postuar foto dhe video në rrjetet sociale”, shkruhet në ftesë.

Mbase çifti dëshiron të ketë ekskluzivitetin e shpërndarjes së imazheve, ose mbase kanë menduar t’ua shesin ato mediave të ndryshme rozë, gjithmonë nëse ua blejnë.

Dasma do të zgjasë tre ditë ndërkohë që do të ketë një rreth të ngushtë njerëzish të ftuar, përfshirë edhe shumë artistë, miq të çiftit.

arbana dhe eduarti dasma ftesa

Lini një Përgjigje