TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Qershor 2023, 12:22

‘Kur ishe pa lekë dukeshe si 60 vjeç’, Luizi i kthen përgjigje komentit të ndjekësit

Shkruar nga Pamfleti

‘Kur ishe pa lekë dukeshe si 60 vjeç’, Luizi i kthen

Luiz Ejlli është personi më i komentuar i momentit, i cili po shijon famën pas fitores së edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Këngëtari i dashur për publikun gjen kohë të jetë herë pas here aktiv edhe në llogarinë e tij në “Instagram”, ku komentet janë të shumta dhe nga më të ndryshmet.

Në postimin e tij të fundit, mes mijëra komenteve pozitive, Luizit i kapi syri një koment jo fort dashamirës.

“Ça të bën leku, të zbukuron. Kur ishe pa lekë dukeshe si 60 vjeç.”- i shkruan ndjekësi, ndërsa Luizi ia kthen:

“E sigurt është që ty s’të bën derman as leku”.

I njohur për batutat, Luizi nuk mund të rrinte pa përgjigje. Ajo që na bëri përshtypje është fakti që, megjithë impenjimet, ai kishte një sy shumë të mprehtë për të kapur komentet negative.

‘Kur ishe pa lekë dukeshe si 60 vjeç’, Luizi i kthen

pa leke luiz ejlli

Lini një Përgjigje