TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Dhjetor 2024, 10:34

“Gati për një Big Brother të jashtëzakonshëm”, Sara Hoxha: Po të ishte e lehtë, do e bënte kushdo

Shkruar nga Pamfleti

“Gati për një Big Brother të

Sara Hoxha ka ndarë një mesazh në Instagram, duke folur për përkushtimin dhe sfidat e saj në punë, ndërsa paralajmëron një sezon të ri dhe të jashtëzakonshëm të “Big Brother VIP Albania”. Ajo shpreh krenarinë për një sistem pune që ka rezistuar sfidave dhe kohës, duke theksuar se puna dhe bashkëpunimi janë çelësi i suksesit.

“Rezultati i punës sime nuk jam vetëm unë. Me mua është një skuadër e madhe që dashuron atë që bën,” shkruan ajo, duke vlerësuar ekipin e saj për përkushtimin.

Mesazhi përfundon me një falënderim të veçantë për të gjithë ata që e mbështesin, teksa na fton të qëndrojmë në pritje për fillimin e sezonit të ri, duke lënë të kuptohet se do të jetë një eksperiencë unike:

“Çdo gjë që ia dua vetes, nuk e njihja derisa jeta më hodhi në anën tjetër të rehatisë dhe zgjidhja e etme ishte ta përballoja me punë. Ajo që mësova, është se një njeri i vetëm nuk mund të bëjë asgjë. Ndaj jam krenare e një sistemi pune që i rezistoi kohës, sfidave dhe atyre që lanë anijen rrugës.

Rezultati i punës sime nuk jam vetëm unë, me mua është një skuadër e madhe që dashuron atë që bën. Kjo duket në çdo copëz të prodhimit, çdo filmim, këngë, emocion e përqafim të dhënë. Edhe pse mund të duket e lehtë, nuk do të thotë që nuk kemi sakrifikuar ditë të tëra, mbledhje të gjata sfilitëse për të arritur madhështinë. Nëse do ishte e thjeshtë, do e bënte kushdo. Mirënjohëse për të gjithë ju, e dini kush jeni”, përfundon postimi, madje i shoqëruar nga një zemër e kuqe.

“Gati për një Big Brother të

sara hoxha big brother

Lini një Përgjigje