
Fjolla Morina duket se ka gjetur sërish dashurinë, ose të paktën një partner, pas një periudhe të rëndë emocionale, që e çoi deri në spitalin psikiatrik.
Mes thashethemeve për një rikthim të mundshëm me Fisnik Sylën (të cilin e akuzoi si një kërcënues dhe të lidhur me botën e krimit), Fjolla ka publikuar një foto në Instastory me një mashkull i cili e puth në faqe dhe krahas saj ka shkruar: “My baby”.
Ajo shihet me partnerin e ri, në një ambient të zbukuruar me tollumbace. Por, kjo foto u fshi nga ajo pak minuta më pas.
Kujtojmë se Fjolla pak javë më parë ka dalë nga spitali ku ishte shtruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Lini një Përgjigje