
“Enca, lule e dritë në krahasim me pjesën tjetër të estradës”.
Kështu e ka nisur postimin e tij në rrjetet sociale gazetari i njohur Milaim Zeka. Teksa komenton arrestimin e Encës për kultivim kanabisi, Zeka thotë se tre-katër vazot e gjetura në banesën e këngëtares janë zero në krahasim me pjesën tjetër të estradës që shtrohen në tavolinë me kokainë.
Ndër të tjerat ai aludon se Enca mund të ketë rënë viktimë e ndonjë të afërmi, i cili mund ta këtë denoncuar në polici.
Postimi i plotë:
Enca lule e dritë në krahasim me pjesën tjetër të estradës.
Mbase nuk më besoni, po kurrë këngë të Encës nuk kam dëgjuar, ama në rastin konkret po shpreh keqardhje për atë që i ka ndodhur. Tri-katër vazo ma kanabis janë zero në krahasim me ata dhe ato të estradës, që midis tavolinave “mbjellin” kokainë, me viza të pashkëputura.
Enca e shkretë ka ra viktimë e ndonjë të afërmi, që nuk i ka ofruar të paktën një rrënjë edhe e ka paraqitur në polici…
Ky Nexhi psh, me pas marrë ndonjë vizë, nuk na kish sha kaq keq. Ose, moderatori, me pas pi një çaj me kanabis, ose më pas ngrënë një çokollatë kanabisi, nuk e kish ftu fare në emision…!!!
Lini një Përgjigje