TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Shtator 2023, 11:26

Arrestimi i Encës për kanabis, Zhaklin Lekatari: Më vjen keq të hidhet në ‘furrën e druve’, duket si hakmarrje

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Encës për kanabis, Zhaklin Lekatari: Më vjen keq

Në banesën e Encës policia ka gjetur disa bimë kanabisi të mbjella nëpër vazo, të vendosura në ballkon. Policia ka shoqëruar në komisariat edhe partnerin e saj. Sipas deklaratës që këngëtarja dha, kanabisin e kishte mbjellë për përdorim vetjak dhe partneri i saj nuk ishte në dijeni të kësaj.

Në emisionin “Shqipëria Live” në një lidhje direkte ka qenë Zhaklin Lekatari e cila ka dhënë opinonin e saj në lidhje me arrestimin e Encës. Zhaklin shprehet se i vjen keq që emri i Encës po lakohet pa e ditur nëse është fajtore apo jo. Sipas saj, nuk mund të hidhet në ‘furrën e druve’ dikush pa e ditur se si ndihet ajo apo familja e saj.

“Në një vend si Shqipëria që flitet për kultivimin e kanabisit në masë, më vjen për të qeshur që personat që punojnë nëpër institucione, nuk fliten dhe lakohen, ndërkohë që Enca ndodhet në të gjitha mediat dhe lakohet nga të gjithë, më vjen shumë keq. Unë si gazetare dhe si grua më vjen keq që edhe nëse ka gabuar apo jo, personat të hidhen në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo apo familjarët e saj. Më duket hakmarrje, ose xhelozi”, shprehet Zhaklin.

zhaklin lekatari mbrojtje enca haxhia

Lini një Përgjigje