TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Shtator 2023, 11:10

Luiz Ejlli ‘spastron’ nga Instagrami Kristin dhe profilin fals të Vis Pupës

Shkruar nga Pamfleti

Luiz Ejlli ‘spastron’ nga Instagrami Kristin dhe profilin fals

Luiz Ejlli duket se paska bërë në plan të ‘spastrojë’ të gjithë ish-banorët e “BBV” apo personazhet që kanë lidhje me këtë format nga Instagrami i tij.

Ditën e djeshme “fatkeqi” ka qenë Krist Aliaj. Këngëtari nuk e ndjek më Kristin në Instagram , ndërsa edhe ky i fundit i është përgjigjur me të njëjtën mënyrë. As Kristi nuk e ndjek Luizin.

Kujtojmë që më herët, i pyetur nga fansat se si i ka marrëdhëniet me Luiz Ejllin, Kristi e përkufizoi thjesht me këtë frazë: ‘është e komplikuar’.

Ejlli postoi në “Instastory” një video ku shfaqej bashkë me Kiara Titon dhe ai thoshte se do hiqte nga ndjekësit edhe mikun e tij Elvis Pupa.

E gjithë kjo është shaka, por ky postim i Luizit erdhi pas lajmeve se ai ka hequr nga “Instagram” shumë personazhe të njohur të ekranit

Dhe i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Vis Pupës, i cili sigurisht e ka marrë me humor videon në fjalë.

“Kiara reagim epik”, ka shkruar fillimisht aktori, i cili më pas duke qeshur ka shtuar:

“Bëji plako se nuk është profili im ky. Ndërsa unë po i bëj report”.

 

Luiz Ejlli ‘spastron’ nga Instagrami Kristin dhe profilin fals Luiz Ejlli ‘spastron’ nga Instagrami Kristin dhe profilin fals

luiz ejlli kristi instagram

Lini një Përgjigje