
Moderatorja Alketa Vejsiu ndodhet ditët e fundit në Romë.
Si gjithmonë mjaft aktive në rrjetet sociale, moderatorja ka publikuar foto nga spitali duke shqetësuar ndjekësit.
Por në postimet pasuese, Alketa ka treguar se ndodhet në spital për babain e saj.
Në një foto, ku shfaqet korridoreve të spitalit, Alketa shkruan në anglisht: “Ishte një javë e vështirë. Jeta është një karusel”.
Moderatorja më pas ka qetësuar ndjekësit ku ka treguar se po darkon me babain dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Lini një Përgjigje