TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Qershor 2026, 15:02

Festa 400 mijë dollarëshe pranë Versajës, Kanye West dhe Bianca Censori në qendër të vëmendjes në Francë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Festa 400 mijë dollarëshe pranë Versajës, Kanye West dhe
Festa 400 mijë dollarëshe pranë Versajës, Kanye West dhe Bianca Censori në qendër të vëmendjes në Francë

Reperi i njohur Kanye West dhe bashkëshortja e tij Bianca Censori kanë tërhequr sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare me paraqitjen e tyre më të fundit në Francë, ku West festoi ditëlindjen në një ambient luksoz pranë Pallatit të Versajës.

Fotografitë e publikuara në “Instastory” i shfaqin çiftin në një ambient të dekoruar me elemente ari, qirinj dhe detaje madhështore, duke krijuar një atmosferë që i ngjante një seti mbretëror.

49-vjeçari u shfaq i veshur me stil tërësisht të zi, me një kostum lëkure minimalist, ndërsa Bianca Censori, 31 vjeçe, u shfaq me një korse sateni dhe maskë me pupla, duke vazhduar paraqitjet e saj provokuese që shpesh bëhen virale.

Sipas raportimeve të “Daily Mail”, në një nga momentet e publikuara West shihet duke i prekur krahun bashkëshortes gjatë pozimit në ambientet luksoze të Versajës, duke krijuar kontrast mes stilit modern dhe atmosferës historike të pallatit.

Ndërkohë, TMZ bën të ditur se festa ka mbledhur rreth 20 të ftuar dhe më pas është zhvendosur në hotelin luksoz Airelles Château de Versailles, Le Grand Contrôle.

Raportohet se shpenzimet e eventit kanë arritur deri në rreth 400 mijë dollarë (rreth 370 mijë euro).

Festa 400 mijë dollarëshe pranë Versajës, Kanye West dhe Festa 400 mijë dollarëshe pranë Versajës, Kanye West dhe Festa 400 mijë dollarëshe pranë Versajës, Kanye West dhe Festa 400 mijë dollarëshe pranë Versajës, Kanye West dhe Festa 400 mijë dollarëshe pranë Versajës, Kanye West dhe Festa 400 mijë dollarëshe pranë Versajës, Kanye West dhe Festa 400 mijë dollarëshe pranë Versajës, Kanye West dhe

 

kanye west bianca censori versaje

Lini një Përgjigje