
Këngëtarja Bebe Rexha, e cila na ka bërë krenarë si komb, duke arritur të kryesojë top-listat ndërkombëtare, u shfaq krejt e shpërfytyruar gjatë një daljeje të martën në lagjen e njohur të Beverly Hills.
Ylli, i lindur në Brooklyn, e cila ka origjinë nga Maqedonia e Veriut (Dibra e Madhe), dukej e thjeshtë dhe natyrale, teksa ecte rrugës pa grim, larg shkëlqimit të tapetit të kuq.
Kjo ishte shfaqja e saj e parë publike që nga lajmet për largimin e këngëtares nga shtëpia diskografike Warner Records, pas një bashkëpunimi të gjatë që ka zgjatur më shumë se një dekadë.
Ndryshimi në pamjen e saj mund të lidhet me ndryshimet drastike në karrierën e saj, por edhe me mbarimin e historisë së dashurisë me arkitektin grek. Ndoshta të dyja këto kanë ndikuar që këngëtarja e famshme të mos jetë mirë shpirtërisht, duke e reflektuar edhe në pamje.

Lini një Përgjigje