TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Prill 2024, 13:28

Erjola e kërcënon, Egla: Aman, të keqen, vetëm hallvë mos bëj më

Shkruar nga Pamfleti

Erjola e kërcënon, Egla: Aman, të keqen, vetëm hallvë

Banorët e “Big Brother VIP3”, duket se ende nuk e kanë harruar hallvën që Erjola Doçi bëri për Ilnisa Agollin në kuadër të lojës.

Egla Ceno e ka kujtuar mbrëmjen e djeshme këtë veprim të moderatores, duke e këshilluar se të bëjë çfarë të dojë për lojën, por vetëm hallvën mos ta bëjë më.

Teksa Erjola u shpreh se ka shumë hesape për të larë, aktorja e njohur i sugjeroi se hallva nuk është mënyra e duhur.

Egla: Ty të ka thirrur e njeri me atë emrin që nuk do?

Erjola: Jo

Egla: Shumë mirë

Erjola: Por ka ca hesape për të larë

Egla: Vetëm mos bëj hallvë lali, laj ça të duash

Erjola: Jo, jo se një femër që ia del vetëm në një jetë jashtë që është goxha e egër, nuk mund të vijë këtu t’i thonë… Ka me iu kushtu kjo pjesa, ata që kanë bërë gam-gam nëpër sinkrone

Egla: Ti e di ku je, por hallvë mos bëj më. E mos na kërcëno se na dridhen…

erjola doci egla ceno kercenim

Lini një Përgjigje