TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Dhjetor 2024, 07:44

Elvana Gjata dështon sërish të shkojë në Eurovision, emri surprizë që fitoi Festivalin e RTSH-së

Shkruar nga Pamfleti

Elvana Gjata dështon sërish të shkojë në Eurovision,

“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh muzikor në Evropës “Eurovision”.

“Shkodra Elektronike” siguroi vendin e parë në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës.

Kënga “Zjerm” mori në total 143 pikë në votimin e ndarë 50% nga juria dhe 50% nga publiku.

Ndërsa në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata me “Karnaval”, duke grumbulluar 135 pikë, kurse Alis siguroi vendin e tretë me këngën “Mjegull”, me 59 pikë.

Fillimisht u numëruan ishin votat e jurisë profesioniste, të cilat përsëritën rezultatin përfundimtar me “Shkodrën Elektronike” në vend të parë, Elvana Gjata në vend të dytë dhe vendi i tretë për Alis.

Renditja u përmbys nga vota e diasporës, e cila votoi për herë të parë në këtë festival, duke i dhënë shumicën e votave Elvana Gjatës dhe në vendin e dytë renditi “Shkodrën Elektronike”. Këngëtari Alis sërish e ruajti vendin e tretë.

Ishte numërimi i mesazheve SMS nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që i dha “Shkodrës Elektronike” përfundimisht Çmimin e Madh.

“Shkodra Elektronike” tani do të përgatitet për sfidën e madhe në Eurovision 2025.

festivali i rtsh elvana gjata

Lini një Përgjigje