
Edhe pse Kellyn e kemi parë brenda shtëpisë së Big Brother, duke se këngëtari ka gjetur mënyrën për t’iu ‘vjedhur’ shikimit të publikut dhe të bëjë një këngë me Egli Takon. Kënga kishte premierën e saj ditën e premte në orën 18.00.
“Du me dit pse nuk folim, Pse nuk jemi më bashkë, Prej ditës kur jena nda, A e ma men ti kur thojshim
Gjithmonë kena me u dasht, Aman ku je du me t’pa Jo, mos e len ti zemrën me u tret, I thyer shpirti vetëm ka mbet, S’kam me harru, ditën kur ke shku, Atë ditë kur s’mujta me t’përqafu, Ditën kur ike ti ti ti ti ti…, Me lot në sy, ia nisa me pi, A m’ke kujtu, a ke pyt për mu, A m’ke dasht zemër sa të du?”, shkruhet në një pjesë të tekstit të këngës.
Duket se edhe Egli nuk paska ndenjur kot këto kohë që ishte jashtë shtëpisë së Big Brother dhe ‘dhimbjen’ për dashurinë e pamundur me Gjestin, e paska kthyer në këngë.
Ajo u detyrua të linte garën për arsye shëndetësore, por kjo nuk e ka ndaluar t’i përkushtohet muzikës për të sjellë projekte të reja.
Lini një Përgjigje