
Futja e Xheneta Fetahut në shtëpinë e Big Brother, gjatë sfidës së rezistencës, bëri që modelja të kritikohej shumë në rrjetet sociale. Madje dikush do e krahasonte edhe me Eglin, për faktin që ajo pranoi të shkojë në shtëpi tek Gjestit, edhe pse kishte premtuar më herët se reperi ‘nuk kishte shans’ t’i shihte më asaj fytyrën.
Për këtë arsye, Xheneta ka bërë një postim shumë sqarues se pse pranoi të bëhej pjesë e sfidës.
Përgjatë postimit ajo bën me dije se pranimi i sfidës së mosreagimit nuk lidhet me ndjenjat apo nevojën e ribashkimit me Gjestin.
Më tej ajo thekson se qëllimi i saj ishte të tregonte se njerëzit që nuk kanë guxim të përballen drejtpërdrejt, shpesh herë krijojnë versione të ndryshme pas shpine.
“Nuk u futa as se më ka marrë malli për atë njeri, e aq më pak për ribashkim,” shkroi ajo përgënjeshtruar aludimet mbi motivet e saj.
Pas shumë aludimeve për një romamcë të re Xheneta thotë se se ka vijuar përpara në jetën e saj private dhe është e shkëputur nga gjithçka që ka ndodhur në “Big”.

Lini një Përgjigje