TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Mars 2025, 11:27

“Paske ardhur për mua”, inatin e Gjestit, Egli ‘ia nxjerr’ Rozanës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Paske ardhur për mua”, inatin e Gjestit, Egli ‘ia

Duket se Egli inatin që ka me Gjestin ‘ia ka shfryrë’ të gjithin Rozanës. Dy banoret nisën një debat shumë të nxehtë buzë pishinës kur Rozana i kujtoi Eglit lidhjen me Gjestin. Këngëtarja dhe aktorja tha se romanca mes tyre kishte filluar që në momentet e para, me Eglin që i qëndronte pas. Situata u ndez edhe më shumë kur Rozana i tha:

Rozana: Qenke mbushur shumë, çfarë ke parë jashtë?

Egli: Kam dalë e mbushur, që ku ika

Rozana: Po nuk ke ikur e mbushur prej meje, se unë nuk të kam bërë të keqen.

Ndërsa debati sa vinte e ashpërsohej, Rozana insinuoi se qëllimi i rikthimit të Eglit ishte pikërisht përballja me të:

“Ti qenke kthyer për mua. Paskë parë Big-un shumë mirë dhe paske ardhur për Rozin. Hajde për veten tënde! Tani je bërë Egli që kam dashur që në fillim.”

Përplasja mes tyre vazhdoi me tone të larta, duke treguar se tensionet nuk janë zbutur aspak, pavarësisht largimit dhe rikthimit të Eglit në shtëpi. Situata mbetet e ndezur, dhe pritet të shohim nëse kjo përballje do të sjellë një krisje të mëtejshme apo një qartësim mes dy banoreve.

 

gjesti egli rozana

Lini një Përgjigje