
Egla është banorja e zgjedhur si lideri i ri në televotimin e hapur nga Vëllai i Madh të shtunën e shkuar. Përzgjedhja e Eglës si lidere e shtëpisë në më pak se një muaj nga finalja e madhe vjen me një avantazh.
“Faleminderit shumë, e doja shumë të zgjidhesha lidere pas Erjolës”- tha Egla.
Si lidere Egla do të dërgojë në televotim pa përfshirë veten, dy banorë të cilët do t’i përballë për të shkuar në finale. Ai që ka më shumë vota shkon në finale, ndërsa tjetri do të jetë në nominim të vazhdueshëm deri sa publiku të vendosë ta mbajë ose jo në shtëpi.
Ajo ka vendosur që në nominim të dërgojë Heidin dhe Romeon. Ata do ta dinë që janë në televotim, por nuk do të dinë se për çfarë.
Vëllai i Madh i kërkoi Eglës që të mos ndajë me banorët arsyen pse i vendosi në nominim Romeon dhe Heidin.
“Ky nuk është avantazh, është t’i bie vetes me çekiç kokës. Këta do më marrin shpirtin mua. Unë kam hallin tim tani, nuk kam hallin e publikut”, tha Egla.
Lini një Përgjigje