TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Prill 2024, 20:25

Lidhje me Metën dhe Kryemadhin, SPAK dhe BKH mësyjnë në shtëpinë e Olti Currit

Shkruar nga Pamfleti

Lidhje me Metën dhe Kryemadhin, SPAK dhe BKH mësyjnë në

Gazetari Bledi Mane ka zbuluar se Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve kanë trokitur ditën e sotme në dyert e shtëpisë së blogerit të famshëm Olti Curri.

Mane thekson se agjentët kanë ushtruar kontrolle në banesën e Olti Curri në lagjen Kodra e Diellit, ndërsa shton se kjo banesë dikur ka qenë në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës. Pra kontrolli ka ardhur në kuadër të hetimeve për çiftin Meta-Kryemadhi.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të SPAK-ut, kanë mësyrë për një kontroll të befasishëm në shtëpinë e blogerit në lagjen Kodra e Diellit. Kjo banesë ekskluzive dikur në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Olti Currit. Agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale. Olti Curri pretendon se këtë shtëpi që kushton 320 mijë euro e ka blerë me kursimet e parave që ka fituar nga shkrimi i teksteve të këngëve nëpër festivale të ndryshme. Informohemi se Curri është një nga 10 miqtë e afërt të Monika Kryemadhit, të cilët prokuroria speciale i ka vënë nën përgjim e nën hetim”, shkruan Bledi Mane.

olti curri kontroll spak bledi mane

Lini një Përgjigje