
Bora Zemani publikoi pak ditë më parë në Instagram disa foto ku shihej tek pozonte para pasqyrës. "Pasqyrë, moj pasqyrë”- shkroi ajo krah postit. Mes qindra komenteve kishte shumë që komentonin lidhur me Beatrix.
Më pas u pa një postim i dyshimtë i Beatrix në Instastory. Ajo në fakt ka ripostuar një foto të publikuar nga një fanse. Fansja në fjalë e ka shoqëruar foton me këngën e saj “Më ndikon”, në tekstin e së cilës thuhet mes të tjerash “Pasqyrë, moj pasqyrë”.
Nuk mbaron me kaq. Fansja flet për karmën, duke shkruar: “Goja mund të gënjejë. Sytë jo. Njerëzit do harrojnë. Karma jo.”
Ndjekësit ndërkohë janë të bindur se kjo është një ironi e fshehtë, ndonëse nuk përjashtohet mundësia të jetë rastësi e pastër.

Lini një Përgjigje