
Pavarësisht se ka disa javë që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Ilnisa vijon të jetë një ndër personazhet më të komentuar të këtij formati.
Romanca e saj me Meritonin krijoi pa fund ‘zhurmë’ në media, ku përveç admiruesve pati edhe nga ata që kritikuan lidhjen e saj.
Së fundmi në media kanë nisur të qarkullojnë zëra se Ilnisa mund të ketë një rikthim në shtëpinë e Big Brother Vip dhe dyshimet janë shtuar akoma më shumë, pasi ish-banorja ka publikaur në profilin e saj të Instagramit, një video të gazetarit Ronaldo Sharka, i cili aludon se Ilnisa mund të rikthehet në shtëpinë e BBV.
Pavarësisht të gjithë aludimeve, Ilnisa ka shijuar rrezet e diellit ditën e sotme dhe ka vedosur që disa prej fotografi t’i ndante me ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo që ka ngacmuar ndjekësit e saj ishte mbishkrimi që gazetarja kishte zgjedhur për postimin e bërë në Instagram.
“Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë…”, shkroi Ilnisa, duke lënë kështu të nënkuptojë se dicka e re pritet të vijë nga ajo. Nuk është ende e qartë se çfarë po paralajmëron Ilnisa, por komentuesit në këtë postim janë të bindur që ajo do të rikthehet në BBV.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje