
Ditën e sotme, banorja e "Big Brother Vip" Egla Ceno nuk është ndjerë mirë dhe ka marrë serum brenda shtëpisë.
Në shtëpinë e BBV ka shkuar një zarf i bardhë ku njofton banorët se Egla është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Teksa lexon zarfin, Juli thotë se do të ketë një njoftim të dytë për vazhdimësinë e lojës së Eglës.
Roza ka pohuar se sot Egla nuk ka qenë mirë me shëndet. Gjithsesi, shkak mund të jetë bërë edhe ngarkesa emocionale që Egla ka përjetuar pas nominimit që i bëri Romeos dhe Heidit. Mbetet për t'u parë çfarë do të ndodhë me Eglën dhe lojën e saj.
Lini një Përgjigje