
Pozicioni i Kristit si president në qeverinë e Big Brother, ndonëse u votua me shumicë votash për një post të tillë, u shoqërua me shumë polemika.
Teksa banorët ishin në oborr, Bledi debatoi me Kristin duke i thënë atij se populli i besoi votën dhe se ai duhet të zbatojë ligjet.
Kristi u shpreh se vendimi për të arrestuar Dean për shkeljen e saj, u mor nga aleancat, ndërsa edhe njëherë përsëriti që qeveria është e korruptuar.
Jori, nën cilësinë e Avokates së Popullit, kërkoi që Kristi të goditej me vezë, duke qenë se një gjë të tillë e miratoi kabineti qeveritar mbrëmjen e kaluar.
Luizi i tha Efit që t’ia hidhte ajo vezët, por ia tha me zë të ulët kur nuk e dëgjoi askush përveç Kiarës.
Ajo nuk u mendua dy herë, mori vezët dhe sapo Kristi u kthye, i theu atij dy vezë në kokë. Gjest që u shoqërua me të qeshura.
Lini një Përgjigje