TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Prill 2023, 11:01

Debat i fortë mes Kristit dhe Jorit: Me gjithë respektin, më ke çarë...

Shkruar nga Pamfleti

Debat i fortë mes Kristit dhe Jorit: Me gjithë respektin, më ke

Krist Aliaj pati një debat të ashpër me Jorin mbrëmë, përsa i përket furnizimit të ‘qeverisë’, pasi sfida u keqpërdor.

Kristi i tha modeles se, me gjithë respektin që ka për të, kur përfshihet në lojë, është kot fare dhe se është më mirë të mos përfshihet në disa gjëra.

Nga ana tjetër, Jori u shpreh se edhe ajo me gjithë respektin që ka për Kristin, ai i ka çarë …, duke e lënë muhabetin me kaq.

Ndërkohë Bledi Mane e këshilloi Jorin që të mos dalë nga vetja, pasi banorët kanë simpati për të, për pozitivitetin që përcjell si dhe për tolerancën.

Kjo e fundit u shpreh se në disa raste nuk është fare tolerante. Kristi tha se qeveria goditi atë dhe Dea Mishel, duke qenë se i kanë frikë të dy dhe duan t’i nxjerrin ata nga shtëpia.

 Ai i tha Jorit se ai fjalor nuk i shkon fare.

kristi dhe jori debat

Lini një Përgjigje