TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Nëntor 2023, 13:26

‘E zeza është poetike’, Sara Hoxha i kthen përgjigje Ledrit me anë të Instagramit

Shkruar nga Pamfleti

‘E zeza është poetike’, Sara Hoxha i kthen përgjigje

Këngëtari i njohur Ledri Vula së fundi ka publikuar këngën e tij më të re “Paranormal”, në rreshtat e së cilës flet edhe për ish-partneren Sara Hoxha dhe Dafina Zeqirin.

Në videoklipin e këngës, në një moment artisti shihet i veshur me të zeza, ndërsa Sara nuk e ka lënë me kaq.

Teksa postoi në InstaStory një foto e veshur me të zeza, influencerja ka “thumbuar” hapur ish-partnerin duke thënë që e zeza nuk është ngjyra e mërzisë, por poetike.

“E zeza nuk është mërzitshme, është poetike”, ka shkruar Sara krahas fotos.

Ndonëse prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, megjithëse ishte menaxheri i këngëtarit që tregoi se Ledri dhe Sara janë ndarë.

Pas konfirmimit të lajmit, së fundi influencerja së bashku me vajzën e tyre, Poem Blu janë larguar nga  Shqipëria.

Publiku filloi të aludojë që marrëdhënia e çiftit është në rizë që pas pjesëmarrjes së Sarës në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan një rol dhe parakaloi e vetme ne tapetin e kuq, ndërsa partneri i saj nuk e mbështeti atë as me prezencë dhe as përmes një postimi në rrjetet sociale.

Megjithatë akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur që dyshja të përfundojnë lidhjen e tyre disa vjeçare.

‘E zeza është poetike’, Sara Hoxha i kthen përgjigje

sara hoxha pergjigje ledri vula

Lini një Përgjigje