TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Shtator 2025, 10:37

E pyesin për Don Xhon, Loredana flet pas videos në makinë

Shkruar nga Pamfleti

E pyesin për Don Xhon, Loredana flet pas videos në makinë

Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga dyshja, Loredana ndau sërish një video ku shihej në makinë së bashku me Don Xhonin, duke shkruar: “Gjithmonë kënaqësi të takohem dhe të kaloj kohë të mirë me ty, një artist kaq i talentuar.”

Një postim i shkurtër, por i mjaftueshëm për të ringjallur diskutimet rreth marrëdhënies së tyre.

Për disa, ky është thjesht një bashkëpunim dhe respekt profesional, ndërsa për të tjerët është një shenjë që miqësia mes tyre mund të ketë një dimension më shumë.

E pyesin për Don Xhon, Loredana flet pas videos në makinë

Por Lori ishte e ftuar në rubrikën ‘25 pyetje në Prive By Liberta Spahiu’, ku nuk mundi dot t’i shpëtojë pyetjes për Don Xhon.

A është sot Loredana në një lidhje dashurie?

Lori: Mos u merrni me thashetheme.

Janë disa video që po na japin material…

Lori: Janë, por nuk do të thotë se jam direkt për një lidhje

Përnjëherë jo, por mbase drejt asaj rruge?...

Lori: Do shohim të gjithë bashkë

Raporti me Don Xhon është komentuar gjerësisht. Çfarë është për ty?

Lori: Super djalë

Këtë e konfirmojmë edhe ne. E kemi patur personazh të vitit

Lori: E di…ju kam ndjekur….

Lori sërish nuk prononcohet për mediat lidhur me Don Xhon, por e la të hapur mundësinë. Mbase çifti është në njohje e sipër dhe ish-banorja e Big Brother nuk do të nxitohet kësaj radhe….

(min.16)

loredana don xhon intervista

Lini një Përgjigje