
Egli Takos si duket nuk po i ecën shumë mirë me këngët dhe ka ndërmend të nisë një tjetër eksperiencë, atë të moderatores. Daljet e saj të fundit nëpër koncerte kanë qenë një katastrofë, me gafat e vazhdueshme që bënte.
Këngëtarja do jetë sërish pjesë e Top Channel, konkretisht në prgramin “E diell”. Nuk dihet nëse do jetë ‘një numër më shumë’, apo do ketë një rubrikë të veccantë, por mbase në moderim do jetë më e saktë.
Egli Tako u katapultua në botën e show bizzit falë lidhjes së saj me Olsi Bylykun, më pas si këngëtare dhe u njoh edhe më shumë gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip, ku arriti të bëhej një nga emrat më të komentuar të edicionit.
Marrëdhënia e saj me Gjestin ngjalli mjaft reagime dhe u kthye në një nga temat më të diskutuara të reality-shoë-t. Që prej asaj kohe, Egli ka qenë në vëmendje të mediave dhe publikut, duke fituar një bazë të fortë ndjekësish.
Lini një Përgjigje