TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Mars 2024, 10:56

E prekin tek morali, Erjola “shpërthen” në lot: Askush nuk e di sa kam hequr në jetë

Shkruar nga Pamfleti

E prekin tek morali, Erjola “shpërthen” në lot: Askush nuk

Erjola u shpreh se ka vuajtur gjithmonë nga komentet seksiste vetëm për veshjen, por askush nuk e di vërtet se sa situata ka kaluar në jetë.

“Të prekin vetëm në moral. Kam gjithë jetën që përballem me komente seksiste. Vetëm sepse vishem dhe dal. Prekin vetëm në moral”, tha Erjola në lot.

Më pas, në mbështetje i kanë ardhur Romeo dhe Juli, të cilët u munduan ta qetësojnë.

Romeo: Është pise ajo që e ka bërë

Juli: Qetësohu, janë disa pisa se ishin të shpërndara pyetjet. Ato gjëra nxjerrin ata keq, jo ty. Nuk ke pse sqaron njeri.

Erjola: Është shumë e shëmtuar, që sa herë e sa herë, në moral. Nuk i kam hyrë kujt në hak në këtë shtëpi. Nuk kam provokuar njeri, nuk kam tentuar. Është e shëmtuar, se flasin kështu vetëm nga pamja… Njerëz të shëmtuar. Kam ditëlindjen e babit më 14 mars, u kënaqa mbrëmë duke bërë ballokume, s’e kam festuar kurrë atë ditë. Nuk e dinë sa kemi vuajtur, si jemi, nuk dinë asgjë. Kam frikë të vishem e të dal se direkt me komente. Kam gjithë jetën që e vuaj këtë, të mos vishem e të mos dal.

erjola doci moral lot

Lini një Përgjigje