
Një debat i ashpër ka shpërthyer së fundmi ndërmjet aktorit Gert Ferra dhe Laert Vasilit, ku ata kanë sjellë akuza dhe fjalë të rënda ndaj njëri-tjetrit, duke përfshirë edhe çështje personale. Së fundmi, këngëtarja Rozana Radi ka reaguar për këtë situatë, duke iu drejtuar aktorit Gert Ferra.
Ajo i tha Gertit se nuk duhet ta bënte këtë, pasi u shpreh se ka mbyllur gjithçka me Laertin.
Rozi e quajti frikacak, të pacipë dhe një personazh që nuk ka fytyrë fare:
Gerti: Kush rri afër teje digjet, kush je ti mo.
Rozana: E kam ditur se çfarë je. Çfarë ke dashur të bësh këtu. E kam ditur. Erdhe këtu, çfarë s’i the, ia përmende edhe jetën private tjetrit.
Gerti: E përmenda nënën e fëmijës.
Rozana: As nënën e fëmijës nuk duhet ta përmendësh. Na ke përmendur të gjithëve. Të gjallë e të vdekur. Nuk ke fytyrë. Nuk ke cipë.
Gerti: Më vjen mirë që qeshin njerëzit me Gertin.
Rozana Radi: Je njeri i pacipë. Nuk je artist. Nuk ke njerëzillëk. Ka burra kjo shtëpi. Unë jam më burrë se ti.
Gerti: E kam parë, rruhemi bashkë.
Lini një Përgjigje