TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Shkurt 2024, 20:10

“Do i bëje 3 vjet burg për tradhti?”/ Flor Binaj: Kanë ndërtuar burgje private e duan të kenë njerëz? (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Do i bëje 3 vjet burg për tradhti?”/ Flor Binaj:

Në podcasting ‘PPP’, Florjan Binaj kishte kërkuar të mos i prekej jeta private dhe nga ana tjetër cilësoi si tymues projektligjin e ri mbi tradhtinë.

Pjesë nga intervista:

Anja: Më the në krye të herës "mos më pyet për jetën private". Tani, jeta jote private, më fal që ta them po është shumë e vakët: Ke një grua që ta dinë të gjithë, 3 fëmijë....

Flori: S'guxon robi me hy në Guiness, se nk të lë Anja

Anja: Për çfarë kërkon privatësi? Jeta jote private është shumë e vakët. Po dëgjo: Me këtë ligjin e ri, ke ndërmend me i bë nja 3 vjet burg? Po tradhtove, 3 vjet byrzylyqet

Flori: Kanë ndërtuar burgje private e duan me pas njerëz që kanë bërë këtë ligjin?

Anja: Nuk e di

Flori: Se të parët që hyjnë brenda, janë vetë ata që kanë bërë këtë ligjin. Se...filania? Një këtu, një në zyrë, një në Parlament, një në hotel

Anja: Kështu e di edhe unë

Flori: Unë mendoj që ligjet i bëjnë për popullin, jo për veten. Se këta janë të jashtëligjshëm. Janë pa togëzim. Këta nuk kanë lidhje me realitetin. Se kanë ndërtuar një realitet në 33 vjet me shpresën e njerëzve që ti po i bën mirë njerëzve, por mirë i ke bërë vetes dhe nuk sheh dot realitetin. Ky ligj doli pas një skandali të madh kur një ish-ministër hodhi akuza për qeverinë. Në çdo vend tjetër të botës, do kishte rënë qeveria. Për ta hequr vëmendjen nga ai skandal, prodhojnë një ligj si ky.

flor binaj

Lini një Përgjigje