
Të jesh një aktor humori, ka kostot e veta e pikërisht situatat e tilla i ka rrëfyer në ‘PPP’ Florjan Binaj.
Pjesë nga intervista:
Anja: A të ka rastisur të takosh dikë dhe të të ketë thënë: Na bëj një çikë për të qesh?
Flori: Poooo, vazhdon ajo. Madje ka nga ata që thonë: Po ti na shkrin duke qesh atje, këtu qeke si rosë. Kjo është një nga të këqiat e televizionit. Ka njerëz që kujtojnë se unë jam njësoj si këtu edhe atje. Madje në plazh ishte një plak që më shihte me shikim shumë zhgënjyes. E shihja herë pas here dhe thoja me vete "A e ka heq shikimin ky apo jo?". Ditën e parë, të dytë, të tretë, ditën e katërt e pyeta: Më fal, ke ndonjë problem? Ai ma kthen: Unë po prisja të na bëje për të qesh..Ose ka edhe raste të tjera që ti shkon të lahesh, të vjen një dallgë e lehtë dhe dëgjon dikë që qesh :O sa i madh që je....ose tipa që thonë: Ëëë, edhe ti këtu tek ne vike. Nuk shko anej nga Palasa...? Dhe ti buzëqesh!/Min:21:00
Lini një Përgjigje