TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Shkurt 2024, 16:48

Flor Binaj: “Big Brother”-in e quaj “shtrydhja e fundit”, nuk do futesha kurrë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Flor Binaj: “Big Brother”-in e quaj “shtrydhja e

Florjan Binaj, ndër shumë gjëra foli edhe për “Big Brother”. Sipas tij, ky është një format që të ngre shumë dhe të ul shpejt. 

Pjesë nga biseda në studio:

Anja: Në Big Brother do futeshe?

Flori: Jo

Anja: Po ke edhe Julin koleg, Romeon koleg

Flori: Po Juli do dalë një ditë. Pse do duhet me u fut?

Anja: Po e kishit bërë një treshe aty.

Flori: Mendoj që Big Brother është për ata njerëz që kanë kohë që i mungojnë ekranit dhe nuk mendoj që Juli..

Anja: Kishte një emision të vetin

Flori: Kam përshtypjen që këto reality show që bëhen, sidomos në Shqipëri, unë i quaj "shtrydhja e fundit"

Anja: Si?

Flori: Shtrydhja e fundit

Anja: Nuk mbetet më gjë? Luizit nuk i doli keq p.sh

Flori: Unë flas në aspektin afatgjatë. Se jeta është maratonë, nuk është 100 metërsh. Programe të tilla të ngrenë shumë shpejt lart, por të hedh shumë shpejt poshtë. Pas nja 3 muajsh do harrohen ata të 2-shit, siç janë harruar ata të 1-shit.

binaj

Lini një Përgjigje