
Aktori i njohur Florjan Binaj u “ rrëmbye” këtë javë për të dhënë një intervistë në podcasting “PPP”. Themi “rrëmbyer”, pasi për të marrë një intervistë nga ai ishte shumë e vështirë dhe kjo falë angazhimeve të tij të shumta. Gjithsesi, me shumë dëshirë, Flori pranoi të ishte pjesë e podcastit, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve.
Anja: Shkëlqeve tek Portokalli, pse ike pra?
Flori: Vjen një ditë që duhet me ik. Vjen një ditë që do ikësh nga fillorja, gjimnazi shkolla e lartë. është proces jetësor. 18 vite besoj ishin mjaftueshëm, pastaj ndodhi një transformim i çuditshëm në televizion. Ndryshe shkuam ne, sepse ne shkuam në një periudhë kur merreshin njerëzit shumë të aftë dhe përfunduam duke marrë njerëz nga askundi dhe duke i barazuar me ata që ishin dikushi. Ky nuk shihej më si televizioni që mbart vlera, por si televizioni që mbart kosto. U bë më shumë biznes, sesa misioni i tij që është edukues
Anja: Edhe zbavitës.
Flori: Kisha kohë që nuk e dëgjoja këtë fjalë. Po, edhe zbavitës. (minuta 1:30)
Lini një Përgjigje