
Aktori i famshëm Florjan Binaj mbahet si një imitues i mrekullueshëm i kryeministrit Rama. Të shumtë kanë qenë ata që janë përpjekur, por askush nuk ia ka dalë më mirë se Flori. Por pikërisht për këtë personazh, aktori shprehet se nuk do më ta imitojë.
Anja: Kol Frakusha më ka pëlqyer si personazh. Nuk po flas për kryeministrin, se ti nuk do ta përmendim atë
Flor Binaj: Jo, ai ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm si personazh. S'ka lidhje me ça ka qenë kur e kam imituar unë dhe me çfarë është tani.
Anja: pse?
Flori: Ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë dhe këtë e thonë edhe njerëzit që e njohin nga afër
Anja: Mos ndoshta pushteti të deformon pak?
Flori: Jo vetëm pushteti, plakja, ngadalësimi
Anja: E quajte dhe plak, ë?
Flori: Po të gjithë po plakemi
Anja: 60 vjeç nis jeta, si është ajo shprehja?
Flori: Ke akoma njerëz që lyhen me këna dhe i del e kuqe panxhari, nuk i ze boja. Ndërsa shef Kola nuk ka ndryshuar si njeri. Kanë ndryshuar shumë qeveri, por ai ka mbetur i njëjti.
Anja: Këto syzet i paske fiks si shef Kola
Flori: Po, i kam si policët amerikanë. Dhe shef Kolën e duan, sepse ka mbetur i ndershëm.
(minuta 4:55)
Lini një Përgjigje