TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Shkurt 2025, 12:38

“Do e 'shkelje me këmbë' po të hynte në Big?”, Xheneta ‘demaskon’ Gjestin

Shkruar nga Pamfleti

“Do e 'shkelje me këmbë' po të hynte në

Danja e pyeti Gjestin se si do të reagonte në rast se Xheneta do të hynte në shtëpinë e Big Brother a do bënte edhe ai të njëjtën gjë: ta ‘shkelte me këmbë’?

Reperi tha se nuk do e shkelte kurrë një grua (krejt ndryshe u shfaq me Eglin dhe Rizartën), por do e bënte të vuante në një mënyrë tjetër:

“Me këmbë nuk do ta shkelja kurrë. Nuk do t’ia ktheja me të keq, siç më ka bërë mua, por do ta shtija me të mirë, që të vuante”, tha ai.

Sa i përket mundësisë që Xheneta të hyjë në “Big Brother VIP”, Gjesti theksoi se nuk do të dëshironte që ajo të merrte pjesë në këtë format.

Ndërkohë, me të mësuar pyetjen e Danjës, Xheneta reagon në Instagramin e saj, me një postim sipër videos: Edhe këtë e dëgjova!

Duke lënë të kuptohet se Gjesti po bën thjesht ‘viktimën’ dhe kurrsesi ajo nuk ka tentuar ta ‘shkelë me këmbë’. /Pamfleti

“Do e 'shkelje me këmbë' po të hynte në

xheneta gjesti demaskim

Lini një Përgjigje