
Zebërvoki dhe Egli kishin një marrëdhënie shumë të mirë brenda mureve të shtëpisë së Big Brother Vip 4, por me daljen e tij, duket se aktori ka shumë rezerva ndaj këngëtares.
Ai, emri i vërtetë i të cilit është Marius Dervishi, e ka kritikuar shpesh për veprimet e saj, por sidomos në marrëdhënien e komplikuar që ndërtoi me Gjestin.
Së fundmi Zebërvoki, nëpërmjet disa postimeve të bëra në Instastory, komentoi situatën mes dy banorëve, momentin kur Egli i kërkon falje në gjunjë Gjestit.
Një veprim ky që është gjykuar goxha nëpër rrjet.
Në lidhje me situatën aktori shkroi: Turp i Zotit! Femër pa pikën e karakterit, pa respekt për veten e familjen e saj.
Ndërsa më tej ai shtoi: Tani po e kuptoj se pse ish-i i ksaj shtoi 20 kile pas ndarjes…


Lini një Përgjigje