
Një moment, ku Tiri shfaq simpati ndaj një banoreje të Big Brother, është bërë shkaku që Krisa të reagojë në rrjetet e saj sociale.
“Jo që më pëlqen një vajzë…” – u shpreh Tiri, duke shtuar më pas: “Mund të kem pëlqim.”
Sipas Krisës, ka shumë gjëra për t’u sqaruar, por gjithsesi nuk mund ta hedhë poshtë të dashurin për një fjalë, pasi mund të jetë edhe në kuadër të lojës.
Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet Krisa u shpreh:
“Ma keni nisur shumë videon ku Tiri thotë se ka nisur të pëlqejë një vajzë në Big Brother. Nuk di ç’të them, shpresoj shumë të jetë një lojë. Uroj! Nuk mund ta hedh dot njeriun e zemrës poshtë për një fjalë, sepse e di që jemi në Big Brother, është lojë provokimesh, lojë nervash. Ama di të them se nëse unë futem në Big Brother, do të sqarojmë shumë gjëra të lëna pezull me banorët, por edhe me Tirin.”
Kujtojmë se një televotim është hapur për rikthimin e tre ish-banorëve në shtëpi dhe Krisa është një nga kandidatët.
Por se kush do të bëhet sërish pjesë e shtëpisë së “BBVA4” kjo mbetet për t’u parë gjatë Prime-t të ardhshëm.
Lini një Përgjigje