TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Shkurt 2025, 11:18

Ka ende ndjenjë/ Livia e thotë troç: Me Mevlanin duhemi, por nuk merremi vesh

Shkruar nga Pamfleti

Ka ende ndjenjë/ Livia e thotë troç: Me Mevlanin duhemi, por

Livia Brunga ishte e ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për situatat më të spikatura gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Por ‘tema më e nxehtë’ për të cilën u pyet Livia ishte rreth Mevlanit dhe konkretisht si i komenton ajo deklaratat e tij kur ajo ishte brenda shtëpisë dhe ai jepte intervista?

“E kam parë, por që është hera e parë që po e dëgjoj pak më shumë me vëmendje se kam qenë shumë e ngarkuar sapo dola nga Big Brother. Atëherë, atë që unë mund të them dhe po kuptoj, unë tani do kryqëzoj pak veten sepse unë kam dalë me një reagim shumë të fortë ndaj Mevlanit, edhe e kam bërë në një moment kur ai ishte në një shtëpi ku ai nuk mund të më jepte një përgjigje drejtpëdrejtë, por arsyet janë shumë të qarta. Besoj është kuptuar nga rrugëtimi im në Big Brother, nga ky mesazh dhe besoj se nuk ka nevojë për shpjegime më të thella sepse do të ishte pak një goditje ndaj njerëzve që deri diku nuk kanë faj dhe nuk është e drejtë.”, tha Livia, duke nënkuptuar partneren e Mevlanit, e cila pret një fëmijë prej tij.

Më tej, Livia shtoi:

"Sot Mevlani është në një pozitë ku po merr shumë fyerje. Është gjykuar dhe e kuptoj nevojën e tij që të shpjegohet që të paktën është thjesht një djalë që do dikë dhe nuk është fajtor për faktin që do dikë që nuk arrin të merret vesh, nuk kemi arritur të merremi vesh edhe kam tentuar të paktën të ecja përpara, por në mënyrën më të gabuar sepse gjërat nuk bëhen me forcë. Kur ti ke një ndjenjë, zemra mund të shërohet dhe ti të ecësh përpara. Unë mendoj që ai mesazh ka qenë suportues sepse ai e ka parë shumë mirë sulmin që më është bërë vazhdimisht, sepse i vetmi sulm që mund të më bënin ishte ky.”, tha Livia ndër të tjera.

Ka ende ndjenjë/ Livia e thotë troç: Me Mevlanin duhemi, por

livia mevlani dashuri

Lini një Përgjigje