TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Maj 2024, 20:42

“CR7 i dashuri im i parë dhe isha marrëzisht e dashuruar, Baloteli më tradhtonte”, showgirl-i tregon raportet intime me dy yjet e futbollit

Shkruar nga Pamfleti

“CR7 i dashuri im i parë dhe isha marrëzisht e dashuruar,

Rafaela Fico ka folur në programin Rai 2' Storie di Donne' për marrëdhëniet e saj me futbollistët e famshëm, si Kristiano Ronaldo dhe Mario Baloteli.

“Showgirl”-ja e famshme ka shpjeguar, në rrëfimin e saj marrëdhënien me CR7: “Isha 20 apo 21 vjeçe, isha në Sardenjë në një event, e takova, ai m’u afrua, ne këmbyem numrat dhe kështu filloi kjo histori e vogël”.

Rafaela Fico e përcaktoi romancën e saj me Kristiano Ronaldon si "një histori të bukur, intensive që e mbaj në zemrën time. Ai ishte i dashuri im i parë...".

Në vitin 2018 'showgirl' deklaroi për 'Novella 2000': "Isha marrëzisht e dashuruar me CR7 për 11 muaj. Ai ishte një djalë normal, i thjeshtë dhe i qetë".

Rafela Fico tregoi edhe detajet e lidhjes së saj romantike me Mario Balotelin, një futbollist kontrovers me të cilin ka një vajzë 11-vjeçare (Rafaela).

E takova Balotelin në klubin e natës, shkova atje me motrën e tij, të cilën e kisha takuar në ‘Ishullin e famshëm’, motra i dha numrin tim, pastaj filluam të flisnim, dolëm bashkë dhe në fund të pasdites ai erdhi me një buqetë me trëndafila te makina”, kujton ajo.

Rafaela pranoi për atësinë e Balotelit: “Ai nuk donte të bëhej baba dhe më kërkoi një test të ADN-së”, se “ndoshta ngaqë ishte shumë i ri, pak pikant, dhe nuk i pëlqente të bëhej baba."

Nuk mbaj inat ndaj tij, i kam falur gjithçka, sepse vajza jonë ka lindur nga lidhja jonë dhe është dashuria ime e madhe, ka pasur tradhti, kur ishim bashkë më tradhtonte... Më tradhtoi, në më shumë se një rast, ato ishin publike. Ata as që fshiheshin. E fala sepse isha shumë e dashuruar... Baloteli ishte dashuria e madhe e jetës sime",- vuri në dukje ajo.

rafaela fico mario baloteli kristiano ronaldo

Lini një Përgjigje