TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Maj 2024, 22:00

“Bën bujë videoja e saj duke ecur rrugëve”/ Jul Deda ‘shpërthen’ ndaj Eglës dhe TCH: Fitoren ta dha Dhoma e Bardhë

Shkruar nga Pamfleti

“Bën bujë videoja e saj duke ecur rrugëve”/ Jul Deda
Julian Deda është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren aktorja e mori nga Dhoma e Bardhë.

Juli nuk kurseu akuzat ndaj aktores ndërsa tha se ajo ‘doli brodhi me makinë nëpër komunë të Parisit’ dhe rikthimi i dha famë.

Egla e mohoi duke thënë se ishte të zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike, para se të izolohej te Dhoma e Bardhë.

Juli: Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për t’u futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku.

Egla: Më kanë çuar të zyrat e psikologes dhe më futën në Dhomën e Bardhë.

Juli: Eglën e faktorizoi Dhoma e Bardhë.

Juli: Zarfi i zi u shkel me të dyja këmbët, bën bujë video e saj dhe rikthehet, jo faktorizim…ama Dhoma e Bardhë ta ka dhënë Big Brother-in dhe thuaji faleminderit, ajo ishte gjetja që të dha ty Big Brother. Ke dalë dy herë e papreferuar.

Lini një Përgjigje