
Reperja Nicki Minaj, e ka gjetur veten në mes të një drame tjetër, këtë herë përfshin edhe DJ e saj në turne, DJ Boof. Skandali shpërtheu pasi Boof u pa duke firmosur (dhënë autograf) mbi gjoksin e një fanseje në një nga koncertet e Nicki-t, dhe ky gjest ka bërë bujë në internet.
Në postimin e Boof shkruhej: “Unë jam vërtet i famshëm. Ato më kërkuan të jepja autograf mbi gjoksin e tyre”.
Nicki reagoi menjëherë e revoltuar në rrjetin social “X” duke thënë: “Unë premtoj se do ta pushoj nga puna nëse e shoh përsëri këtë”, duke e bërë të qartë se nuk ishte e kënaqur nga veprimet e Boof.
Kjo situatë vjen pak ditë pas ngjarjes së fundit të Nicki- t me ligjin në Amsterdam. Ikona e repit u ndalua në aeroportin e qytetit pasi dyshohet se mbante marijuanë me vete.
now why the barbz getting they boobs signed by Djboof he happy asf too???????????????? pic.twitter.com/PHDy417mAw
— ISLAND BOY ???????? (@ISLANDBARBZZ) May 26, 2024
Lini një Përgjigje