TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Maj 2024, 11:13

Britney Spears i vjedhin bizhuteritë e shtrenjta, këngëtarja: Nuk do marr më asgjë origjinale

Shkruar nga Pamfleti

Britney Spears i vjedhin bizhuteritë e shtrenjta, këngëtarja: Nuk

Këngëtarja Britney Spears publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video ku tregonte se bizhuteritë e saj janë vjedhur. Në pamjet në video shfaqej kutia e bizhuterive e boshatisur.

Këngëtarja 42-vjeçare nuk dha detaje të tjera rreth grabitjes, por tha se ky incident e kishte frikësuar dhe e vetmja gjë e mbetur nga bizhutë e saj ishte një gjerdan.

“Vërtet djema, më kanë vjedhur të gjitha bizhuteritë”– shprehet Britney e traumatizuar në videon e saj.

Gjithashtu në mbishkrimin e videos Britney Spears u shpreh e frikësuar për të blerë bizhuteri të tjera pasi ka frikë se kjo situatë do përsëritet, ndaj zgjedh te blejë bizhuteri të lira dhe false.

“Shikoni se si të gjitha bizhuteritë e mia janë vjedhur. Është e vështirë të blesh të reja tani, sepse kam frikë se do të humbasin. Tani do i blej të lira dhe false. Dhe kryqi im që kam mbajtur që në moshën 4 vjeçare është zhdukur”, tha ajo.

Britney Spears i vjedhin bizhuteritë e shtrenjta, këngëtarja: Nuk

britney spear vjedhje bizhuteri

Lini një Përgjigje