
Egla Ceno ka folur për herë të parë pas përfundimit të show-t televiziv “Big Brother Vip”.
Pasi u shpall fituese e këtij edicioni, Egla shprehet se për të ishte e pabesueshme fitorja pasi nuk e mendonte kurrë se do të arrinte deri në atë pikë.
Ajo shprehet se ‘luftën’ e ka pasur me Julin dhe Romeon teksa triumfoi në këtë sfidë.
Ndërsa Meritoni e ka kundërshtuar duke thënë se “fitoren ta dhamë unë dhe Ilnisa”.
Biseda mes tyre:
Egla: Ishte e pabesueshme, në kokën time ishte e sigurt që në mentalitetin e shoqërisë sonë , unë e dija që isha e pamundur të mbërrija deri në fitore. Kam ndjerë 4-fishin e ngarkesës se shihja veten përballë shumë të fortë si Juli dhe Romeo, isha në pikëpyetje në luftë, e dija që e kisha me këta bigun tim. Jam përpjekur fort të jem aty në të gjitha ujërat dhe pellgjet.
Meriton: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa?
Egla: Unë thash që lojën e kisha me Romeon dhe Julin
Lini një Përgjigje