TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Maj 2024, 21:50

Post Big Brother/ Egla Ceno tregon për Dhomën e Bardhë: Pikë therje

Shkruar nga Pamfleti

Post Big Brother/ Egla Ceno tregon për Dhomën e Bardhë: Pikë
Për herë të parë në një edicion VIP, një grua fiton çmimin e madh të “Big Brother”, e cila është Egla Ceno.

Egla Ceno rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh të shtunën e kaluar.

Sot në Post Big Brother, aktorja Egla Ceno ka folur për Dhomën e Bardhë dhe çfarë ndodhi para se të futej aty.

Aktorja theksoi se ishte një nga përjetimet më të vështira në këtë Big Brother, teksa u shpreh se para se të merrte vendimin për t’u futur dhe izoluar aty, ajo kanë kryer disa teste psikologjike, për të kuptuar nëse mund ta përballonte apo jo.

“Dhoma e Bardhë ka qenë pikë therje shumë e vështirë sepse psikologjikisht mund të kishte qenë fatale. Pas skualifikimit, kur m’u propozua Dhoma e Bardhë, para se të futem aty kam bërë teste psikologjike… pastaj mora vendimin dhe u futa. U krye me sukses nga të tre duhet të them. Psikologjikisht flas. Më pas ndodhi ajo që ndodhi”, tha Ceno.

bbv3 egla ceno

Lini një Përgjigje