TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Janar 2024, 09:19

BBV3/ “Mos më qesh në fytyrë”, Rike Roçi kapet keq me Ilnisën

Shkruar nga Pamfleti

BBV3/ “Mos më qesh në fytyrë”, Rike Roçi kapet

Duket se Rike Roçi nuk e pëlqen fare Ilnisa Agollin si personazh, sepse një gjest i saj i është dukur si ironi dhe nuk ka lënë vend pa e përmendur. Në një buzëqeshje që ka bërë Ilnisa, Rikja ka vënë re nota talljeje dhe kudo ku e gjen gazetaren, në ambiente të ndryshme të shtëpisë, nuk le moment pa ia kujtuar, por jo vetëm kaq. Ish-banorja e Big Brother është bërë edhe kërcënuese duke i kujtuar:

Më qeshe në fytyrë dhe ti nuk je në atë nivel sa të më qeshësh mua në fytyrë. Mos më qesh në fytyrë, se me më kap mua 5-minutëshi, gjej vend e futu pastaj…

Ndërkohë Ilnisa u përpoq disa herë t’i shpjegojë se nuk e ka bërë një gjë të tillë, madje i kërkoi edhe falje, nëse buzëqeshja e saj është dukur si tallje, por sërish Rikja nuk ka dashur ta besojë dhe e ka vazhduar replikën shpesh e më shpesh. /Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

rike roci sherr ilnisa agolli

Lini një Përgjigje