TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Janar 2024, 22:29

Dua Lipa tërheq vëmendjen në “Stamford Bridge”, mediat angleze zbulojnë arsyen e pranisë së këngëtares gjatë aktivizimit të Brojës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Dua Lipa tërheq vëmendjen në “Stamford Bridge”,

Çelsi mori fitoren e tretë radhazi në Premier Ligë pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Fulhemin, por ajo që tërhoqi vëmendjen në ‘Stamford Bridge” ishte këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.

Kjo e fundit ishte në tribunën e stadiumit dhe besohet se prania e saj lidhej me promovimin e filmit “Argylle”, ku është protagoniste bashkë me Henry Cavill dhe Bryce Dallas Howard.

Dua Lipa tërheq vëmendjen në “Stamford Bridge”,

Bashkë me të ishin edhe një grup personash, që besohet se janë kast i filmit dhe ishin pozicionuar prapa pankinës së Çelsit, teksa rreth minutës së 20 ata u ngritën të gjithë duke lexuar libër, për të tërhequr vëmendjen. Veprime të tjera ishin edhe shikimi i orës në të njëjtën kohë, apo imitimi i procesit të larjes së dhëmbëve.

Media britanike bën me dije se filmi prodhohet nga një kompani në pronësinë e Tod Bohli, i njëjti që ka edhe pronësinë e Çelsit ndaj edhe Dua Lipa ishte në stadiumin “Stamford Bridge” sot.

Dua Lipa tërheq vëmendjen në “Stamford Bridge”,

Dua Lipa tërheq vëmendjen në “Stamford Bridge”,

dua lipa armando broja

Lini një Përgjigje