
Sonte filloi sezoni i tretë i reality’show “Big Brother VIP Albania”, ku tashmë do të jetë nën moderimin e Ledion Liços, pra nuk do të jetë më Arbana Osmani siç jemi mësuar ta shohim në ketë reality show. Ndërsa, opinionistët janë Arbër Hajdaraj dhe Oni Nebijaj.
Të parët që hynë ishin dy gazetarë. Banori i parë ishte Drini Zeqo, ndërsa banori i dytë Ilnisa Agolli.
“Dua të ngjis tek publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në TCH”, tha Drini.

Në rrëfimin e saj Ilnisa, përpara hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ajo tregoi se do ti mungojë shumë vajza e saj.
“E vetmja gjë që mund të më preki është Anaisi. Është vajza ime e cila i thash që do më shohësh 24 orë në televizor dhe kështu që jemi afër, por fakto që nuk do ta shoh më tremb dhe më dhemb”, tha ajo.
Lini një Përgjigje