TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Janar 2024, 14:42

Iku “paketë” bashkë me Arbanën, edhe Eduart Grishaj ‘kunja’ për BBV3

Shkruar nga Pamfleti

Iku “paketë” bashkë me Arbanën, edhe Eduart Grishaj

Edicioni i tretë i “Big Brother Vip” starton sot, por këtë herë pa Arbana Osmanin dhe burrin e saj Eduart Grishaj. Arbana ishte moderatore, ndërsa Grishj regjisor i shout televiziv.

Por sikundër “Pamfleti” e paralajmëroi muaj më parë, ata ikën paketë nga ky spektakël.

Më herët sot gjatë ditës ishte Arbana që lëshoi kunja ndaj produksionit, ndërsa nuk ka mbetur pas as Eduarti, i cili ka një mesazh. Ai shprehet se ishin ata që e ndërtuan "autostradën".

Shumë suksese stafit të ri dhe të vjetër të Big Brother Albania. Uroj ta vazhdoni rrugën ne autostradën që krijuam në vitet e kaluara. Kurse bashkë takohemi me projekte të reja këtë vit. Mirupafshim Yjee”, ka shkruar Grishaj bashkangjitur një foto të tij brenda shtëpisë së Big Brother në edicionin e kaluar.

Iku “paketë” bashkë me Arbanën, edhe Eduart Grishaj

 

Lini një Përgjigje