
Spektakli “Big Brother Vip” ka startuar mbrëmjen e sotme dhe pas shumë vitesh ai do të moderohet nga Ledion Liço dhe jo nga Arbana Osmani. Liço është përballur me shumë kritika dhe ai vendosi që të dërgojë një mesazh për ta.
“Yjet sonte zbresin në tokë dhe futen në shtëpi, njësoj si në shtëpitë tuaja rehatohuni, do të jetë një natë e gjatë plot me emocione. Përpara se të filloj dua t’ju marr disa sekonda për veten, unë jam një njeri që nuk flas për veten, por dua t’ju them dy fjali, koha në përgjithësi ose në të mirën e rasteve tregon çdo gjë. Unë nuk dua të tregoj kush qysh pse, kush i tha kujt çfarë. Dua të falënderoj kohën dhe njerëzit që më dhanë mundësinë që pas 6 vitesh të rikthehem sërish në një skenë të madhe. Uroj të bëj krenar juve dhe ata që më bënë të prisni, unë jam Ledion Liço. Për ju që më njihni e dinë se çfarë bëj, për ju të tjerët do të kalojmë bukur bashkë”, tha moderatori.
Lini një Përgjigje