TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Qershor 2023, 11:12

Bashkëshorti e tradhtoi me një aktiviste 25 vjeçare, Natalie Portman e vendosur të shpëtojë martesën

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëshorti e tradhtoi me një aktiviste 25 vjeçare, Natalie

Aktorja e njohur Natalie Portman po lufton për të shpëtuar martesën e saj pasi zbuloi tradhtinë e burrit. Siç raportojnë burimet për Page Six, aktorja zbuloi se balerini Benjamin Milipid e tradhtoi me një grua 25-vjeçare.

Çifti janë të martuar që nga viti 2012, por vitin e kaluar, ata u përballën me një tjetër krizë në martesën e tyre. Po mesa duket tani kanë krizë akoma më të madhe.

“Guri i skandalit”, apo ‘dashnorja’ në këtë rast thuhet se është Camille Étienne, një aktiviste 25-vjeçare. Një burim i afërt me çiftin thotë për Page Six:

“Ata nuk janë të divorcuar, ata po përpiqen të zgjidhin problemet e tyre. Beni bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë. Ai e do atë dhe familjen e tyre gjithashtu. E vetmja gjë në të cilën ata po fokusohen tani janë fëmijët e tyre”.

Portman dhe Millepied kanë dy fëmijë: djalin Aleph , 12 vjeç dhe vajzën Amalia , 6 vjeç.

natalie portman tradhtia

Lini një Përgjigje