
Mirë apo keq, duhet pranuar se Romeo Veshaj u bë më shumë i famshëm si ‘latin lover’ se sa si aktor humori..., le pastaj si prezantues.
Lidhja e tij me Jonida Maliqin, e më pas me Aleksia Peleshin, e bëri të ishte në qendër të mediave rozë. Ndërsa lidhja me Lori Hoxhën i dha një emision super të paguar, siç është ‘Më lër të flas’, të cilin e prezanton bashkë me të vëllain.
Pikërisht në emisionin “Më Lër Të Flas” ai është hequr si single dhe ka treguar një ndër arsyet që e ‘pengojnë’ atë të krijojë një lidhje.
Romeo tha se arsyeja se pse ai nuk është në një lidhje është sepse e di që ai është një i dashur shumë i mirë dhe sipas tij kjo është një punë shumë e vështirë.
“E di pse nuk lidhem unë, sepse unë e di që jam një i dashur shumë i mirë. Dhe të jesh një i dashur shumë i mirë është punë shumë e vështirë. Duhet ta zgjosh në mëngjes, t’i thuash ato fjalët e mira. Është punë shumë e vështirë.”, tha Romeo.
Sigurisht, Veshaj nuk ka përmendur lidhjen me Lorin, e cila duhet të mbetet sekret përsa kohë ta dëshirojë kjo e fundit. Por me frazën e tij paradoksale ‘Jam i dashur i mirë, prandaj jam single’, i vuri ‘kapakun’ narçizmit të tij. /Pamfleti
Lini një Përgjigje